Së fundmi disa lajme se këngëtares shqiptare Dua Lipa i kishin pezulluar xhirimet për vidoeklipin e saj më të ri kanë qarkulluar.

Sipas gazetës britanike “The Sun”  xhirimet ishin pezulluar pasi Dua dhe stafi i saj nuk kishin zbatuar rregullat anti-Covid.

Mirëpo së fundmi Dua ka reaguar e revoltuar ndaj këtij lajmi jo të vërtetë që ka zënë faqet e para të portaleve shqiptare dhe të huaja.

Nëpërmjet nëj Insta-story Dua ka shkruar një status të gjatë ku ka hedhur poshtë të gjitha fjalët dhe bën të ditur se

avokatët e saj kanë kontaktuar tashmë me gazetën.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid.  Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar.  Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.“- ka shkruar Dua.