DaBaby është një nga reperët më të suksesshëm në SHBA. Ai është nominuar për katër çmime “Grammy” këtë vit.
Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se DaBaby, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk, është arrestuar në Los Angeles dhe më pas është lënë i lirë me kusht.
Ai është arrestuar pasi mbante me vete një armë pa lejë.
Reperi u arrestua në rrugën Rodeo Drive pasi stafi i dyqanit ‘Gucci’ thirri policinë dhe njoftoi se një person mbante një armë në brezin e tij.
Oficerët gjetën një pistoletë të mbushur nëntë milimetërshe kur ata bënë një kontroll të Kirk dhe shoqëruesit të tij.
Kirk u mbajt për pak kohë dhe u lirua me kusht duke u gjobitur në vlerë 35,000 dollarë.
