Makina në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari u përfshi nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit.

Ky i fundit ka dëshmuar në polici duke u shprehur se, nuk ka konflikte me njeri dhe se beson se djegia e makinës ka qenë aksidentale.

‘Makinën e kam përdorur për një kohë të gjatë, ditën e martë dhe kjo ndoshta ka sjellë defekt në mjet. Nuk kam konflikte me njeri’, është shprehur Cenkollari në polici.

Ai është pronar i një restoranti, një pikje karburanti dhe disa biznese të tjera.