Iu dogj makina, flasin për Ora News vëllezërit e shefit të Paraburgimit Vlorë: Ai është shembull

Iu dogj makina, flasin për Ora News vëllezërit e shefit të

Pak orë pasi makina e Festim Alisinanit u dogj në qytetin e Vlorës, vëllezërit e shefit të Paraburgimit në këtë qytet janë shprehur se familjari i tyre nuk ka asnjë konflikt.

Sipas tyre, që nga nisja e detyrës e deri më sot ai nuk ka patur probleme me asnjë person.

Nuk ka pas asnjë problem veç lavdërime, respekte”, shprehet vëllai për Ora News.

Po me të burgosurit ka patur probleme?

“Absolutisht! Nuk di gjë", vijon ai

Po ndonjë telefonatë?

“Mesa dimë ne, jo”.

Po konflikte të kohëve të fundit?

“Absolutisht jo! Mesa dimë ne, jo. Në dhunimin e rrobës së shtetit. Domethënë, pikëpamja jonë si vëllezër kjo është. Si e si që rrobën e shtetit dhe mbrojtjen e popullit nga ana e shtetit qysh e qysh të gjejmë një pikë ose presje.

Vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi që u prish e deri sot, ka kaluar gjithë ky tranzicion vëllai jonë është një shembull”, tregon për Ora News vëllai tjetër i shefit të Paraburgimit Vlorë.

Më herët, Ora News solli edhe pamjet ekskluzive të momentit kur dy persona ende të paidentifikuar djegin automjetin tip "Nissan Micra".

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Momenti kur dy persona djegin makinën e shefit të paraburgimit Vlorë

EMISIONET