Italiani kapet me 2 kg marijuanë në portin e Durrësit, ja ku e kishte fshehur

Italiani kapet me 2 kg marijuanë në portin e Durrësit, ja ku e

Sekuestrohen rreth 2 kg lëndë narkotike marijuanë në portin e Durrësit. Lënda narkotike u gjet në një mjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin italian G. A, i cili është arrestuar nga policia.

"Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollet, si në dalje ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara në dalje në PKK Durrës, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë në PKK Durrës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, mjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin italian G. A".

Droga e ndarë në dy pako u gjet e fshehur  në gomën rezervë që ishte vendosur në pjesën fundore të bagazhit.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve"".

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme Kronike porti i durresit droge arrestohet italiani

EMISIONET