Italia sërish me shifra të larta, 686 viktima për shkak të Covid-19

Italia sërish me shifra të larta, 686 viktima për shkak të

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 686 viktima e 26 323 të infektuar Covid 19.

Nurmi i përgjithshëm i tyre që nga nisja e pandemisë ka arritur në 1.564.532 të infektuar dhe 54.363  viktima.

Persona aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë 789.308 të infektuar.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 720.861 dhe janë 24.214  të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Prej ditës së dielë datë 29 nëntor 2020, rajoni i Lombardisë nuk do të jetë më zonë e kuqe me një regjim total lockdown, por do të shndërrohet në një zonë të portokolli gjë që do të lejoj hapjen e aktiviteteve tregtare.

Në kët rajon në 24 orët e fundit janë regjistruar 4615 të infektuar e 119 viktima më shumë se një ditë më parë.

Raporti javor i kurbës pandemike ka analizuar një përmirësim në reduktimin e numrit të të infektuarve dhe pse numri i viktimave Covid mbetet i lartë. Preokupues vazhdon të mbetet këtë javë dhe situata në strukturat spitalore dhe pse kjo javvë ka shënuar një qëndrueshmëri në numrin e pacientëve që kërkojnë kurim spitalor apo shtrim në repartet e terapisë intesive.

Akualisht sipas raportit javor, treguesi i infektimit të Covid 19 në Itali është ulur në kuotën  RT 1.08 nga RT 1.2 që ishte një javë më parë.

Po ashtu është reduktuar dhe numri i personave të infektuar për çdo 100 mijë banorë. Gjatë kësaj jave është mesatarisht 706 të infektuar për 100 000 banorë , kundrejt 732 për 100.000 që ishte një javë më parë.

Dhe për këtë javë që po mbyllet 10 rajone italiane nga 21 që ka i gjithë vendi kanë regjistruar një rrezik të lartë infektimi dhe pse ekspertët e Institutit Suprem të Shëndetësisë Publike nënvizojnë se shpejtësia e përhapjes së virusit po ngadalësohet e të dhëënat e kësaj jave janë inkurajuese,

Bota Lajme itali covid-19 ne itali

EMISIONET