“Italia rilind me një lule” vaksinimi anti-Covid fillon në mes të muajit janar

“Italia rilind me një lule” vaksinimi anti-Covid fillon në

"Italia rilind me një lule" është slogani i fushatës së vakisnimit anti-Covid që do të nisë në Itali në mes të muajit janar 2021. 

Lulja Agulice, e cila çel zakonisht  në stinën e pranverës është zgjedhur si simbol i promovimit të kësaj fushate, e cila u prezantua nga autori i saj arkitekti italian Stefano Boeri e nga komisari i jashtëzakonshëm për përballimin e pandemisë në Itali, Domenico Arcuri.

Në prezantimin e këtij projekti të rëndësishëm shëndetësor, arktitekti Boeri u shpreh se "idea e zgjedhjes së lules është mesazhi që duam të përcjellim për të dalë nga ky dimër i errët. E lulja është simboli i qetësisë, i rilindjes, i fillimit të pranverës.

 U përpoqëm të sjellim një mesazh të fortë e të thjeshtë njëherësh me efekt për të gjithë si një shenjë besimi, shprese e rilindje. Lulja është dhe vizatimi i parë që bën një fëmijë kur nis e pikturon."

Në rreth 1500 sheshe italiane do të ngrihen stendat informative të kësaj fushate vaksinimi anti Covid e cila do të shoqërohet me reklamat televizive, radiofonike, propagandën online si dhe me pika informacioni në spitale, në struktura spitalore ,shkolla,  qëndra sportive, qëndra tregatre etj.

Sipas Komisarit të jashtëzakonshëm për emergjencën shëndetësore, Domenico Arcuri, dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Itali rreth datës 12-15 janar 2021 e do të jetë vaksina e Pfizer Biotench, e cila më datë 29 janar pritet të marrë autorizimin nga Agjensia Europiane e Barnave.

Në këtë fazë të parë do të mbërrijë rreth 3.4 milionë doza për punonjësit e sistemit shëndetësor  e për personelin e qëndrave të asistencës për të moshuarit.

 Fillimisht pikat e kryerjes së vaksinës do të jenë rreth 300 për të arritur deri në 1500 në fazën e dytë të saj.

Gjatë orëve në vijim Komisari i jashtëzakonshëm për pandeminë do të bëjë publik dhe listën e numrit të vaksinave që do të shpërndahen për çdo rajon e provincë italiane.

Ideuesi i lules simbol të fushatës së vaksinës anti-Covid në Itali, arkitekti italian Boeri, është autori i planit urbanistik në Tiranë, autor i realizmit të sheshit Skëndërbe, i disa shkollave në Shqipëri dhe i projekteve të ardhshme urbanistike që priten në nisin shumë shpejt në Tiranë mes të cilave dhe një lagje enkas për banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë.

EMISIONET