Partitë kryesore politike në Itali e kanë përkrahur Mario Draghin për kryeministër dhe pritet ta konfirmojnë zyrtarisht.

Mbi 59% e anëtarëve të “Lëvizjes 5 Yjet” votuan të martën në favor të një qeverie me 73-vjeçarin në krye.

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane mori më herët mbështetjen e legistëve të Mateo Salvinit dhe të demokratëve të Nikola Xingaretit.

Mediet po flasin për mundësinë e një koalicioni të gjerë të unitetit kombëtar.

Mes hipotezave qarkullon ajo e një kabineti me 12 ministra, nga të cilët tre mund t’i takojnë “5 Yjeve”, nga dy secila për Partinë Demokratike, Forca Italia dhe Lega, dhe nga një ministër secili për partitë “Të lirë dhe të bashkuar”, “Italia Viva” dhe një grup tjetër i veçantë parlamentar.

Draghi u mandatua për formimin e qeverisë më 3 shkurt.

Italia ka mbetur me një udhëheqje në detyrë prej një muaji, që pas largimit të ish-kryeministrit, Mateo Renxi.

Presidenti u dha mundësinë partive në pushtet ta rilidhin aleancën por Renci këmbënguli në lidhje me çështjen që kryeministria të mos i takonte sërish Giusepe Conte.

Dragi është zotuar të punojë me ngut në adresimin e krizës epidemike dhe ekonomike që po kalon vendi.