Italia në shtetrrethim natën e Krishtlindjes, mesha pa këngë fetare

Italia në shtetrrethim natën e Krishtlindjes, mesha pa këngë

Do të jetë një Krishtlindje e një fundvit ndryshe për Italinë.

Në kishat italiane do të mungojnë këngët tradicionale të meshës së Krishtlindjes, "ora policore" do të boshatisë rrugët e sheshet  në natën e ndërrimit të vitit.

 Nga data 4 dhjetori deri më 15 janar 2020 do të jetë kanartinimi i detyrueshëm për të gjithë ata shtetas italianë apo qytetarë me leje të rregullt qëndrimi në Itali  që rikithehen nga vendet ekstra komunitare e ekstra Schengen ku kanë udhëtuar për motive pune ose të jashtëzakonshme.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka prezantuar në një dalje publike të gjitha masat e reja shtesë që qeveria ka ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll kurbën e infektimit pandemik gjatë festave të fundivitit.

Në natën e ndërrimit të viteve do të ndalohet lëvizja nga banesa nga ora 22.00 deri në ora 7.00 të mëngjesit me përjashtim të atyre që lëvizin për motive pune, shëndeti apo të jashtëzakonshme. Për herë të parë sheshet e rrugët në Itali do të jenë bosh nga festimet tradicionale në pritje të vitit të ri.

Qëndrat e mëdha tregtare do të qëndrojnë të mbylluara në ditët festive ndërsa zgjatet deri në ora 21 orari i mbylljes së aktiviteteve tregtare  duke i dhënë më shumë liri bizneseve për tregtimin e dhuratave tradicionale të festës së Krishtlindjes.

Restorantet do te jenë të mbyllura në të gjithë Italinë prej orës 18.00 të mbrëmjes e në zonat e kuqe të konsideruara më rrezik mjaft të lartë infektimi do tëvazhdojnë të  jenë të mbyllura gjatë gjithë ditës me përjashtim të lejimit të ushqimit me transport prej orës 5.00 të mëngjesit deri në 22 të mbrëmjes.

Hotelet do të jenë të hapura por restorantet e baret brenda tyre do të qëndrojnë të mbylluar prej orës 18.00 gajtë ditëve festive të Krishtlinjes e të fundvitit.

Masat e reja të qeverisë italiane parashikojnë dhe karantinim të detyrueshëm për të gjithë ata italianë që prej datës 4 dhjetor e deri më 15 janar për motive pune apo për rikthim në banesat e tyre hyjnë në territorin italianë nga një vend ekstra komunitarë e extra schengen. Ndërsa për ata që hyjnë nga një vend anëtarë i BE deri më datë 20 dhjetor 2020 nuk ka karantinim nëse brenda 48 orëve  kryejnë tamponin molekular me rezultatin negativ të tij e prej 21 dhjetorit deri më 6 janar 2021 nëse rikthehen në Itali pas një udhëtimi për motive turizmi është i detyrueshëm karantinimi 10 ditorë.

Në kishat  italiane do të mungojnë këngët tradicionale të fundivitit e mund të lejohet muzika e një organo. Orari i saj do të paraprihet para orës 22.00 kur nis dhe "shtetrrethimi" i  ndalim qarkullimit të lëvizjeve.

Në masat e reja të qeverisë italiane është parasgikuara që më datën 7 janar të hapen shkollat e mesme me prioritet klasat e maturantët me frekuentimin deri më 75% të nxënësve.

Megjithë numrin e lartë të viktimave të shënuara në 24 orët e fundit kryeminstri italian Giuseppe Conte informoj se koeficienti i infektimit në vend është ulur në kuotën RT 1 e që lë të shpresojë që brenda dy javëve i gjithë vendi të shndërrohet në një zonë të verdhë me një kurbë pandemike preokupuese po jo në rrezik të lartë infektimi.

Bota Lajme itali karantine covid masa

EMISIONET