Italia ka zgjeruar territorin e lockdown-it, duke futur në zonën e kuqe edhe rajonin e Campania dhe Toscana.

Shkak për këtë është bërë numri i lartë i rasteve me Covid-19 në ditët e fundit.

Sakaq në zonën portokalli, pra me një numër pak më të ulët të infektuarish janë kategorizuar rajonet e Emilia Romagna, Marche dhe Friuli Venezia Giulia.

Drejtori i Politikave parandaluese të Sëmundjeve Infektive Profesor Dok. Giovanni Rezza në një video mesazh informon se koeficienti i të infektuarve në nivel kombëtar është rritur në mënyrë preokupuese . Aktualisht përllogariten 650 të infektuar për 100 mijë banorë, nga 550 të infektuar për 100 mijë banorë që ishte javën e kaluar.

Në disa rajone raportohet se ka pamjaftueshmëri shtretërish për të përballuar pacientët Covid.