“Nuk përjashtojmë masa të reja e jemi gati të ndërhyjmë nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte në fjalën e tij në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian ku ka referuar qëndrimin e qeverisë e masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë Covid 19.

“Jemi në një fazë kritikë, është shprehur ai, situata po shfaqet mjaft kritike dhe e ndryshme nga ajo e muajit mars, pasi eksperienca e mëparshme na ndihmon të jemi më të fortë në punë e të jemi të kujdeshëm e  vigjilent.

Kryeministri italian ka informuar dhe mbi problematikat në sistemin shkollor duke garantuar se mësimi online do të kryhet i alternuar , e vetëm për nxënësit e shkollave të mesme e universitetet. Gjithashtu për të gjitha ciklet shkollor mësimi do të nis në ora 9.00 të mëngjesit e jo më herët.

Kryeqeveritari italian ka pranuar gabimet e qeverisë në vonesat e pagesave të asistencës për punonjësit që u janë mbyllur qëndrat e punës e ka informuar se qeveria do të lëvroj 5 miliardë euro të tjera për një cikël të ri pagesash së të drejtës së asistencës për punonjësit si dhe për t’i ardhur në ndihmë bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha.

Prej natës së sotme në Lombardi nis ndalimi i cdo lloj lëvizje e aktiviteti prej orës 23.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Ndërsa në rajonin e Lazios e të Campania prej datës 23 teror do të nis zbatimi i urdhërit të ndalimit të lëvizjes e të cdo lloj aktiviteti prej orës 24.00 deri më 5.00 të mëngejsit.