Italia nis zbatimin e një dekreti të ri për pranimin e emigrantëve në kuadër të planit për të punësuar qytetarë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.

Gazetarja e Ora News Alba Kepi ka përgatitur përgjigjet e 10 pyetjeve më të shpeshta që kanë bërë shumë shqiptarë apo të tjerë të interesuar.

1- Kur ka hyrë në fuqi ligji për punësimin sezonal, jo sezonalë e autonomë në Itali?
Ligji për fluksin emigrator të punonjësve nga vende ekstrakomunitare ka hyrë në fuqi më 13 tetor 2020 me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.

2 – Emigrantë nga cilat vende ektrakomunitare pranohen?

Pranohen të aplikojnë emigrantë nga vendet Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka. Moldavia Mali, Marok, Filipine, Algjeria, Bangaldesh, Bosnja-Hercegovina., Bregu o Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvador, Gambia, Gana, Japoni. Eriopia, Ukraina, Senegal, Niger e Nigeria.

3- Sa është kuota e pranimit e në cilat sektorë të ekonomisë italiane pranohen të aplikojnë?

Qeveria italiane ka vënë ën dispozicion 30 850 kuota pranimi emigrantësh të ndara në dy kategori: 18 000 për punësim sezonalë, në bujqësi, blegtori, turizëm. hoteleri e 12 850 kuota janë për puënsim josezonalë, autonomë e për konvertim leje qëndrimi.

4- Kur mund të mis aplikimi online i kërkesave?

Prej datës 13 tetor 2020  në portalin e Ministrisë së Brendshme Italiane janë të disponueshme modulet e kërkesave online.

Për punësim jo sezonalë, autonomë e konvertim diplome, dita e pranimit nis më ora 9.00 datë 22 tetor me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.

Për punësim sezonalë pranimi i kërkesave nis më 27 tetor 2020 ora 9.00 e me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.

5- Si mund të aplikohet për 18 mijë kuotat e punësimit sezonalë?

 Aplikimi bëhet online përmes portalit ëeb të Minsitrisë së Brendshme italiane e kanë të drejtë të apikojnë të gjithë emigrantët nga vendet e listës së mësipërme që kanë siguruar një vend pune, pra që një punëdhënës italian apo i huaj me aktivitet në Itali është i gatshëm ta punësoj.

6000 nga këto kuota i janë rezervuar organizmave profesionalë e shoqatave të sipërmarrësve në këto sektorë që mund të prezantojnë kërkesat për punësim e të aplikojnë online deri në fazën finale të punësimit të emigrantëve. 

1000 prej këtyre kuotave u janë rezervuar emigrantëve nga vendet në listën e mësipërme që gjatë 5 viteve të fundit janë punësuar të paktën një herë si punëtorë sezonalë në Itali.

6- Kush mund të aplikoj për punësim josezonal, autonomë apo me të drejtë konvertimi leje qëndrimi?

Janë në dispozicion 12 850 kuota emigrantësh për puënsim jo sezonalë, autonomë e për konvertim leje qëndrimi.

 6000 nga këto kuota u janë rezervuar sektorëve; autransportit për llogari të personave të tretë, ndërtim e turizëm hoteleri.

 4500 prej tyre u janë rezervuar emigrantëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka. Moldavia Mali, Marok, Filipine, Algjeria, Bangaldesh, Bosnja-Hercegovina., Bregu o Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvador, Gambia, Gana, Japoni. Eriopia, Ukraina, Senegal.

1500 të tjera nga vende që gjatë vitit 2020 do të nënshkruajnë marrëveshje bashëkpunimi me Italinë.

7- Sa prej tyre kanë të drejtë konvertimi të lejes së qëndrimit në Itali^

Nga 12 850 kuota të përgjithshme, ligji parashkon 6850 kuota për të drejtë konvertimi leje qëndrimi.

8- Kush ka të drejtë të konvertoj lejen e qëndrimit?

Kanë të drejtë konvertimi të lejes së qëndrimit për punësim  ata emgriantë në Itali që kanë leje qëndrimi për motivi studimi, shkollimi, formimi profesional e stazh, si dhe mund të konvertohen lejet e qëndrimit afat gjatë të emigrantëve të ardhur nga vende të tjera komunitare.

9- Cdo të thotë punësim autonomë?

Kanë të drejtë punësimi autonom sipërmarrësit nga vende ekstrakomunitare  që kanë një plan investimi në interes të ekonomisë italiane .

Kanë të drejtë të aplikojnë për punësim autonom profesionistë të lirë që duan të ushtrojnë profesionin e tyre sipas normativës ligjore në fuqi.

Kanë të drejtë të aplikojnë për punësim autonomë artsitë me famë, o preofesionistë me karrierë të njohur, të kontaktuar nga ente publike apo private.

Kanë të drejtë të aplikojnë ata persona që duan të ndërtojnë sipërmarrjes start up rinovuese.

10- Punonjësit sezonal mund ta konvertojnë lejen e qëndrimit sezonal për punësim autonomë?

Jo nuk munden, por mund të konvertojnë lejen e  tyre të qëndrimit sezonal për punësim më afat gjatë nëse kanë një kontratë pune.

11- Është e mundur të kërkohet leje qëndrimi për punësim shtëpiak (kujdestarë shtëpie)?

Po është e mundur  e kanë të drejtë ta kërkojnë emigrantë nga vendet ekstrakomunitare të listës së mësipërme, që kanë kryer programe shkollimi e formimi në Itali. Kanë të drejtë të punësohen në këtë sektorë dhe emigrantë që duan të konvertojnë lejen e qëndrimit nga leje sezonalë, leje studimi, formimi e stazhi si dhe ata që kanë në zotërim një leje qëndrimi afat gjatë nga një vend tjetër anëtarë i Bashkimit Europian.

Lexo dhe: Italia kërkon punëtorë, hap aplikimin për 30 850 emigrantë