Një lojtar si Nicolo Zaniolo do t’i bënte punë çdo ekipi të madh e sidomos Italisë në Kampionatin Europian.

Lajmet nga rikuperimi i talentit të Romës nuk janë të mira dhe me shumë gjasa sulmuesi nuk do të jetë gati për Kampionatin Europian pasi i duhet ende edhe një muaj punë dhe stërvitje me të rinjtë që të rikuperojë forcën fizike e veç kësaj që të luash në një event të tillë duhet edhe forma për të cilën duhet sërish kohë plus.

Në fakt Zaniolo po punonte mirë dhe ishte drejt rikthimit individual në palestër por infektimi me covid-19 e frenoi totalisht rikuperimin fizik për 25 ditë dhe ajo ndalesë ka qenë fatale për rikthimin në fushë me skuadrën e Romës.

Plani i stafit teknik të verdhekuqve është ta aktivizojnë në një ndeshje me të rinjtë në javën e parë të Majit e më pas ta integrojnë me skuadrën e pare por për Italinë nuk mund të jetë në listë një lojtar që nuk ka kondicionin e duhur psikofizik për një nivel aq të lartë siç është Kampionati Europian. Për talentin Italian tani fokusi do të jetë Roma e sezonit të ri dhe më pas Botërori në Katar me kombëtaren.