Tifozët e futbollit në Itali mund të rikthehen nëpër stadiume në shtator me fillimin e sezonit të ri.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora ditën e sotme.

Por ai theksoi se ende nuk është gjithçka zyrtare pasi po punohet ende për të gjetur një mënyrë për rikthimin e tifozëve në stadiume.

“Ndërsa për rihapjen e stadiumeve për tifozët ne do të vazhdojmë të punojmë për vendosjen e masave. Gjithashtu ne po bashkëpunojmë dhe me federatën si dhe me ligën në mënyrë që të rikthejmë tifozët në muajin shtator me fillimin e kampionatit të ri” – u shpreh ministri.

Ky reagim erdhi vetëm pak ditë pas ftesës së ligës së Serie A ditën e hënë. Gjatë takimit aty u diskutua për një hapje pjesore të stadiumeve.