Italia gjobit Facebook me 7 milion euro

Italia gjobit Facebook me 7 milion euro

Facebook është gjobitur me 7 milion euro nga një kompani italiane për mosrespektimin e kërkesave nga rregullatori për të korrigjuar praktikat e pahijshme tregtare.

Facebook nuk ka trajtuar si duhet të dhënat e përdoruesve nga grupi.

Ndërkohë, Facebook nuk dha asnjë koment për këtë.

Në nëntor 2018, organi gjobitës vendosi që Facebook nuk i kishte informuar përdoruesit si duhet për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave.

Ajo gjobiti kompaninë amerikane me 5 milion euro dhe i kërkoi asaj të botonte një deklaratë të ndryshuar në faqen kryesore të saj në internet për Italinë.

"Hetimi aktual ka provuar se Facebook nuk ka botuar deklaratën e ndryshuar dhe nuk e ka ndalur praktikën e vendosur e cila është e padrejtë," tha rregullatori në deklaratën e tij.

Duke pasur parasysh vlerën ekonomike të të dhënave për Facebook ajo tha se përdoruesit duhet të vihen në një pozicion për të vendosur nëse ato duhet të përdoren.

EMISIONET