"Një emër, një zemër një jetë", italianët homazh për Luljetën e vrarë nga bashkëjetuesi

Gjykata e Milanos ka konfirmuar arrestin me burg për shqiptarin Alfred Kipe, autori i vrasjes së shqiptares Luljeta Heshta 47 vjeç.

Ndërkohë shumë italianë kanë bërë homazh në vendin ku u gjet e vrarë shqiptarja. Mes luleve ata kanë vendosur dhe një pankartë "Një emër, një zemër një jetë".

Luljeta para se të jetë shqiptare është grua jeta e së cilës iu pre në mes në mënyrë mizore.

Akuza ndaj bashkëjetuesit të tij është “vrasje e qëllimshme”. Alfred Kipe bashkëjetues prej 20 vitesh me viktimën, e ka goditur 5 herë me thikë, plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse për Luljeta Heshtën.

Alfred Kipe është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes e ka mohuar akuzën, por dëshmitarët në vendngjarje, imazhet e marra nga videokamerat e sigurisë në rrugë si dhe gjeokalizimi i telefonit të tij konfirmojnë se ai ndodhej në vendngjarje në momentin e ekzekutimit të krimit.

Alfred Kipe ndodhet në burgun San Vittorio të Milanos në pritje të procesit gjyqësor.

Vendi Bota Lajme itali luljeta heshta alfred kipe

EMISIONET