Një 20-vjeçar shqiptar është dhunuar fizikisht nga tre persona në stacionin e trenit të Cenglianos dhe Corte delle Rose në Itali.

Sipas medieve lokale të rinjtë italianë shtrinë në tokë të riun dhe nisën ta shkelmonin në kokë e në bark.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku Fabio Chies, i cili bëri thirrje për kapjen e tyre.

Nuk dihet cila ishte arsyeja e sherrit mes te rinjve, por autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Raportohet se shqiptari ndodhet në gjendje të rendë për jetën pasi goditjet e forta në kokë i shkaktuan traumë në tru.

Skena e dhunshme i filmua me telefon celular nga një çiklist.

Ky është episodi i dytë në një kohë të shkurtër, në Conegliano të shpërthimit të dhunës ku një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në 25 qershor në Piazza Duca d’Aosta, në qendër të qytetit.