Prokuroria italiane ka përfunduar hetimet për operacionin e quajtur “Karaburuni”, pjesë e të cilit janë 237 persona shtetas italianë dhe shqiptarë të skeduar në trafikimin e tonelatave droge në gjithë Evropën. 90 prej emrave të bërë publik, janë nga Shqipëria, ndërsa 27 të tjerë nga Kosova.

Autoritetet italiane kanë përfunduar hetimet paraprak për 237 italianë e shqiptarë të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikimin e tonelatave droge të fortë në të gjithë Evropën.

90 prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër mësohet se janë dhe 27 qytetarë nga Kosova.

Hetimet janë mbajtur bazuar mbi operacionin e koduar “Karaburuni”, që ka të bëjë me linjën e trafikut të drogave të forta si kokainë, heroinë, apo dhe marijuanë.

Droga importohej në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, dhe Gjermania.

Sipas medieve italiane, banda kriminale drejtohej nga italiani Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”), me mbështetjen e dhe të vëllezërve shqiptarë Edmond dhe Alfred Beqiri, Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko.

Veprimtaria kriminale në Massafra, Catania, Bari dhe Pordenone mendohet se u realizuar nga dy shqiptarë të tjerë, Mareglen Halka dhe Fatbardh Kapllanaj.

237 të akuzuarit akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën.

Grupi hetimor u kryesua nga Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv / prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio.

Nga ky hetim rezulton se krimet janë kryer mes viteve 2001-2008, ndërsa Prokuroria e Katanzaros njoftoi mbylljen e hetimeve, nga të cilat dolën emrat e 237 të dyshuarve.