Itali, sot përurohet ura Morandi që "vrau" 43 persona, u shemb 2 vite më parë

Sot do të mbahet përurimi i urës së re të Xhenovës, me Mattarella dhe Conte.

Tre minuta heshtje do të pasojnë leximin e emrave të 43 viktimave të shembjes së urës 'Morandi', 2 vjet më parë.

Ndër të tjera do të jetë edhe kryetari i bashkisë dhe komisari i jashtëzakonshëm Bucci, guvernatori Toti e arkitekti Piano.

"Ishtë simboli i një Italie të re që ngrihet përsëri", komentoi Kryeministri.

Ndërkohë, ka rezultuar pozitiv testimi statik i urës së re të Genova San Giorgio. Anas ka lëshuar certifikatën e provës dhe është gjithashtu përgjegjëse për verifikimin e qëndrueshmërisë së urës, përgatitore për hapjen e trafikut.

Marco Bucci ditët e fundit ka qenë në gjendje të shëtisë në urën e re - "Genova San Giorgio" - dhe konfirmon se ai ka pasur një ndjesi të fortë, por ende nuk flet për emocione.

“Një ditë e rëndësishme, e cila tregon për të tashmen dhe të ardhmen e një vendi që ndryshon" – shkruan kryeministri Giuseppe Conte shkruan në Facebook.

Bota Lajme morandi ura shemb

EMISIONET