Me numrat aktualë të infektimeve, spitalet italiane kanë mundësi të përballojnë shtrimet edhe për 5 muajt e ardhshëm. Por nëse do të ketë një rritje eksponenciale si në Franë, atëherë brenda 2 muajve spitalet do të futeshin në kolaps.
Kjo është deklarata e Carlo Palermo, sekretari i sindikatave kryesore të mjekëve spitalorë italianë, raporton Ansa.
“Nëse kalojmë nga rreth 5 mijë raste të infektimit në ditë në mbi 10 mijë, si në Francë”, shprehet ai, “ekziston rreziku i shembjes së hendekut të parë spitalor anti-Covid, sepse spitalet nuk janë të gatshme të përballen me një rritje eksponenciale”.
“Kritikat kanë filluar që tani, duke filluar me mungesën e personelit shëndetësor dhe strukturave spitalore”, shtoi Palermo, përcjell Ora News.
Deri tani, Italia numëron 359,569 infektime dhe 36,025 viktima, ndërkohë pas priten të publikohen edhe shifrat e 24 orëve të fundit.
/a.r, OraNews