Ministria e Brendshme në Shqipëri deklaron se trafiku i lëndës narkotike drejt shtetit Italian është në nivele historike pasi për këtë vit janë sekuestruar vetëm 900 kg drogë, ndryshe nga tonelatat e sekuestruara vitet e shkuara.


Ndryshe flasin mediat italiane të cilat raportojnë herë pas here për sekuestrim të ngarkesave më drogë.


Rasti më i fundit është sekuestrimi i 30 kg marijuanë në San Dona. Një 31 vjeçar shqiptar u arrestua ndaj mediat italiane ngrenë dyshimin se droga të ketë mbërritur nga Shqipëria.


Lënda narkotike me vlerë 150 mijë euro ishte destinuar për tregun e Venetos.


Ai u ndalua mëngjesin e sotëm teksa po lëvizte në qendër të qytetit.
Pas kontrollit të makinës policia vijoi me kontrollin e banesës ku u gjet lënda narkotike në 28 çanta të paketuara me peshë 500 gram dhe 1 kg.
Prokuroria ka vendosur masën e arrestit me burg ndërsa do të vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e këtij trafiku droge.