“Portreti i një gruaje”, piktura e artistit austriak, Gustav Klimt është ekspozuar pas 23 viteve, në një galeri arti në Itali. Vepra e cila rezultoi e zhdukur për më shumë se dy dekada, është një dhuratë për qytetin Piacenza, i cili është duke vuajtuar pasoja të rënda nga pandemia.

Ky ka qenë shpjegimi i Galeria “Ricci Oddi” në këtë qytet që ka ekspozuar veprën për publikun.

Piktura, një prej shumë portreteve të Klimt është vjedhur nga galleria në shkurt të vitit 1997. Ajo është gjetur në oborrin e të njëjtës galeri në dhjetor të vitit 2019 nga kopshtarët. Vendi ku ishte fshehur piktura ishte i mbrojtur nga një derë metalike dhe ai u zbulua nga kopshtarët. Vepra e artit ishte mbështjellë në një qese plastike të zezë, por një punonjës nëGalerie njohu menjëherë punën e Klimt.

Pak para zhdukjes së pictures një studente e arteve kuptoi se ajo ishte pikturuar sipër një vepre tjetër që mendohej se kishte humbur më herët. Portreti I një gruaje të re nuk ishte parë që prej vitit 1912, duke e bërë atë të vetmen picture mbipikturë të Gustav Klimt që njihet në botën e artit.

Piktura është pjesë e një serie portretesh femërore që Klimt pikturoi afër fundit të jetës së tij,në vitet 1916-1918.