Një i mitur shqiptar akuzohet se ka goditur me thikë dy vëllezër gjatë një mosmarrëveshje në Xhenova të Italisë.

I mituri me origjinë shqiptare përfundoi në burg me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Masa buron nga hetimet e kryera nga Karabinierët e Xhenovës dhe të koordinuara nga Prokuroria e të Miturve.

Ngjarja ndodhi natën e 18 korrikut në qendrën historike të Xhenovës.

Dy vëllezërit italianë 22 dhe 18 vjeç, gjatë një mosmarrëveshje që lindi nga shkaqe të banale, u plagosën në bark dhe në shpinë me thikë nga një bashkëmoshatar, i cili u zhduk pas sulmit.

Karabinierët e stacionit Carignano, të cilët mbërritën në vendngjarje atë natë, duke u nisur nga pamjet e disa kamerave në zonë, arritën të gjurmojnë identitetin e sulmuesit.

I arrestuari u transferua në burgun e të miturve Ferrante Aporti në Torino.