Dy shqiptarë dhe një shtetas italian u arrestuan nga Guardia di Finanza,e cila ka sekuestruar 12 kilogramë kokainë dhe ka zbuluar një ambient që përdorej për magazinimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në këtë ambient policia ka gjetur edhe armë dhe municione.

Dy shtetas shqiptarë dhe një italian janë vënë në pranga nga autoritetet policore në Varese të Italisë me akuzën e trafikut të kokainës . Gjatë operacionit janë sekuestruar në total 12 kg kokainë ndërsa është zbuluar edhe një vend depozitimi dhe magazinimi me qëllim përpunimin, paketimin  dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Magazina laborator – Policia bëri të ditur se një 43-vjeçar shqiptar e një 57-vjeçar italian, akuzohen për magazinimin e një sasie të madhe kokaine në depozitën e një kompanie në komunën Vergiate e specializuar në mirëmbajtjen e materialeve logjistike të përdorura në sektorin e aerenautikës.

Në këtë kapanon policia italiane ka zbuluar një laborator të vërtetë për magazinimin e përpunimin e drogës.

Në magazinën e materialeve aeronautike fshehur në një frigorifer avioni u gjet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm me fishekë e cila rezultonte e vjedhur më vitin 2015 në një banesë në komunën Besozzo.

Ndërkohë personi i tretë i arrestuar është një tjetër shtetas shqiptar i cili po drejtonte një kamion. Gjatë kontrollit policia tha se janë gjetur tetë pako me peshë totale 9 kg kokainë.  Tre shtetasit e arrestuar u dërguan burgun Bustio Arsizio në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.