Itali/ I braktisur mes jashtëqitjeve në tualetin e spitalit. Shokojnë publikun pamjet e pacientit të vdekur nga Covid (Video)

Itali/ I braktisur mes jashtëqitjeve në tualetin e spitalit.

Është publikuar së fundmi një video e rëndë e një pacienti të shtrirë pa shenja jete në tualetin e një spitali të mbushur me pacientë me koronavirus, në jug të Italisë.

Raportohet se burri i paidentifikuar vuante nga koronavirusi dhe po priste për testin në repartin kaotik të emergjencës në spitalin Cardarelli, në Napoli.

Pacienti me koronavirus që filmonte thoshte: Ky njeri është i vdekur, këtu jemi në spitalin Cardarelli. Jemi në repartin e emergjencës.

Mbi këtë situatë ka reaguar edhe ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, nëpërmjet një postimi në Facebook:

“Video e pacientit të vdekur në tualetin e spitalit Cardarelli është shokuese. Jeta dhe shëndeti i çdo qytetari duhet të mbrohen mbi gjithçka, por autoritetet nuk po e bëjnë këtë”, shkruan ai.

https://www.youtube.com/watch?v=q2TMFRkZjzs

EMISIONET