Një histori e trishtë, por mund të ishte edhe më dramatike.

Foshnja e porsalindur që duket në foto, u braktis në qytetin e Veronas në Itali nga prindërit e tij.

Ai ishte mbështjellë me një batanije leshi, kur u gjet në mes të rrugës nga një pakistanez. Ky i fundit po ikte me biçikletë për në punë.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, teksa shtetasi nga Pakistani lajmëroi menjëherë policinë.

Efektivët e Veronas e morën menjëherë foshnjën, raporton Corriere della Sera, teksa qartëson se fëmija tani është nën vëzhgim në spitalin Borgo Trento në reanimacion pediatrik dhe gëzon shëndet të mirë.