Jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali ndodh që policët italianë të korruptohen nga shqiptarët për të furnizuar me drogë e telefona celularë të burgosurit në burg.

Zbulimi i këtij rasti çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge që drejtohej nga një shqiptar e për herë të dytë brenda pak javësh autoritetet italiane emërtojnë “kartela droge” grupet e trafikantëve shqiptarë me veprim në Itali. 

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Karteli i rrugës Bellini”, i cili ka çuar në shaktërrimin e një grupi trafikantësh droge me bazë në qytetin e Frozinones e me shtrirje në të gjithë bregdetin roman.

Në krye të këtij grupi qëndronte një shqiptar me disa precedent penalë për vepra të ndryshme penale.

Me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias së Romës e me urdhët të Prokurorisë së Romës janë lëshuar 10 masa ndalimi ndaj anëtarëve të këtij organizimi kriminal, 9 prej tyre janë vënë nën arrest në burg e 1 në arrest shtëpiak.

Ky kartel droge kishte shtrirë aktivitetin e tij deri brenda murve të burgut të Frozinones pasi kishte korrptuar një punonjës burgu. Ai u arrestua në flagrancë më 2017 ndërsa po shkonte në punë e në automjet iu gjetën shumë doza kokaine, hashashi, marijuane, telefona celularë, skeda telefoni etj, për të furnizura të burgosurit e të cilat i kishte marrrë në dorëzim nga bashkëshortja e njërit prej tyre.

Baza e tregtimit të drogës ishte një ndërtesë në një lagje popullore të Frozinones ku hetimet e antimafias së Romës ka vërtetuar qindra episode shitblerje drogë në harkun e 24 orëve të ditës.

Operacioni u ekzekutua me ndihmën e qenëve antidrogë e të një helikopteri të repartit ajror të policisë së shtetit.

Gjatë operacionit janë kryer dhe dhjetëra kontrolle banesash, dhe ndërtesash për të bërë të mundur shkatërrimin e grupit.