Itali: Dy shqiptarë i kapin me 26 kg kokainë e 75 mijë euro në valixhe

Itali: Dy shqiptarë i kapin me 26 kg kokainë e 75 mijë euro

Plot 26.5 kg kokainë mjaft e pastër e 75 mijë euro cash të sekuestruar është bilanci i operacionit të kryer nga Policia italiane e Romës e cila ka çuar në arrestimin e 2 shqiptarëve D,F 23 vjec e A.S të cilët kishin dhe nënshtetësi italiane e të shtetasit roman me inicialet C,P 29 vjec.

Baza operative e trafikut të kokainës ishte një një bar përballë sheshit Shën Pietro në Vatikan.

Kokaina ishte fshehur në një valixhe dhe e konfeksionuar në 24 pako nga 1 kg e 6 pako të tjera nga 500 gramë.

Në banesë janë sekuestruar dhe dokumenta të falsifikuara, makineri që numëron paratë, si dhe presë mekanike e instrumente të tjera për konfeksionimin e dozave të drogës.

Sipas autoriteteve policore kokaina e sekuestruar kap një vlerë përfitmi prej 3 milion euro.

Operacioni nisi rastësisht pas një kontrolli rrugor ku në zotërim të shqiptarit D.S u gjetën 40 mijë euro cash, e që nuk mundi t'i justifikoj prejardhjen e tyre.

Menjëherë pas këtij fakti u aktivizua reparti operativ i cili coi në identifikimin e bad and brekafastit ku jetonte shqiptari e ku u gjet sasia e drogës si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Tre narkotrafikantët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Vendi Lajme arrestim Lajmi i fundit droge kokaine Aktualitet

EMISIONET