Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte aprovoi këtë të mërkurë planin ekonomik prej 55 mld eurosh për fazën e dytë të pandemisë.

Një pjesë e tyre, respektivisht 25.6 miliardë do të shkojë në ndihmë të punonjësve.

Ndërsa rreth 16 mld euro do të alokohet në ndihmë të bizneseve e cila do të shkojë në forma të ndryshme.

Për shëndetësinë Conte deklaroi se do të shkojë një fond prej 3 mld e 250 mln euro.

Një pjesë e konsiderueshme e parave do të shkojë dhe për sistemin edukativ ku parashikohet një shumë prej 1.4 mld eurosh

Qeveria aprovon pagën e emergjencës e cila ishte 400, tashmë ajo do të jetë 800 euro për person.

Në planin ekonomik aprovohet dhe dekreti për pajisjen me leje të rregullta qëndrimi për emigrantët jo të rregullta që do të punesohen në sektorin e bujqësisë , asistencës për të moshuar e kujdestarisë shtëpiake