Shqiptari Edmond Vistaraj  u hodh në pishinën e një hoteli në Itali dhe gjend vdekjen e menjëhershme, pasi goditi kokën.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në Lido Savio, në Ravenna.

40 vjeç me origjinë shqiptare që jetonte në Carugate, ishte i martuar, baba i dy fëmijëve.

Hipoteza për shkakun e vdekjes është një dëmtim i kokës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të në mbrëmje në pishinën e një hoteli të quajtur Koko.

Sipas informacioneve 40-vjeçari ishte me miqtë ku po festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë.

Pas pak ai u pa i shtrirë në ujë, pa lëvizur dhe i pavetëdijshëm.

Në vendngjarje mbërrimi urgjenca, por përpjekjet për ta shpëtuar nuk patën efekt.