Përkundër votimit të njëanshëm të ndryshimeve në kodin zgjedhor nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës parlamentare, ish-deputeti Kastriot Islami thotë se asgjë nuk do ta pengojë fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Islami: Opozita e ka ndarë mendjen që Ramën në 25 prill me gjithë lecka, me gjithë mashtrime, me gjithë marifete, qoftë dhe këto të fundit, do ta shporrë nga pushteti dhe pastaj do të fillojë faza e re e qeverisjes së vendit që po të më pyesin  mua duhet të fillojë nga ndëshimi i atyre që kanë bërë gjithë këto prapësi dhe gjithë ajo pasuri e paligjshme duhet të sekuestrohet.

Në një intervistë me skype për Ora News, Islami thotë se opozita duhet të studiojë të gjithë opsionet për të maksimalizuar votat dhe mandatet.

Për Islamin kjo është një betejë shqiptare dhe jo ndërkombëtare.

Islami: Nuk dua të merrem me asnjë ambasador dhe shqiptarët nuk duhet të merren më me asnjë ambasador dhe asnjë ndërkombëtar. Gjithçka është betejë shqiptarë dhe do të bitiset si betejë shqiptarë. Nuk ka më atë vëmendjen që ka pasur, çdo vend duhet të nxjerrë gomarin nga balta.

Në gjykimin e ish-deputetit, gjithë strumbullari i ndryshimeve në Kushtetutë e më pas edhe në kodin zgjedhor, ishte  heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Islami: Një reformë shumë e rëndësishme por e kryer në mënyrë të njëanshme pa opozitën si në asnjë vend tjetër të botës demokratike  dhe si asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri. E dyta është një reformë që fatkeqësisht dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe vështirëson lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë dhe e treta gjithë harakiri që është bërë me sharlatanët e vegjël, mashtruesin e madh Rama, me marrëveshjen e 5 qershorit apo janarit në rezidëncën amerikane, synimi është të prishen koalicionet e përbëra për ti krjuar vështirësi opozitës për tu bashkuar ashtu si e ka bashkuar votën e saj dhe presin qytetarët, Rama është munduar të prishë këto koalicione të përbëra.Me mashtrime ka lënë në baltë edhe të gjithë përfaësuesit e partive të reja që prisnin një sistem që tu jepte mundësi të bëheshin pjesë e parlamentit në mënyrë modeste. Edhe këtë mundësi Rama ua ka hequr. Të gjitha ndryshimet e bëra nga Rama shkatërrojnë mundësinë për të hyrë në parlament dhe për të goditur establishmentin e partive të vjetra tradicionale.

Islami thotë se Rama e ka bërë prishjen e koalicioneve për dy arsye.

Islami: Për ti futur në dilemë partitë të jenë bashkë apo jo dhe kjo ka të bëjë me grumbullimin e votave dhe së dyti vetë sistemi është i tillë që kur je i bashkuar favorizon një grupim në krahasim me kur nuk je i bashkuar për përkthimin e votave në mandate.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana