“Ishte thirrje nga Zoti” Kanye West flet për kandidaturën për president

“Ishte thirrje nga Zoti” Kanye West flet për kandidaturën

Pak kohë më parë, Kanye West deklaroi kandidaturën e tij për President të SHBA-ve, ndërkohë që publikoi dhe një video të fushatës duke premtuar se do të ndihmojë në “ndërtimin e një Amerike më të fortë”. Gjatë një interviste në podcasting “Joe Rogan Experience”, reperi ka folur për  për planet e tij të së ardhmes dhe  kandidaturën e shumëpërfolur për president.

43-vjeçari u shpreh se të gjitha veprimet e tij ishin frymëzuar nga Zoti.

“Ishte diçka që Zoti më vuri në zemër që në vitin 2015. Disa ditë para ndarjes së çmimeve MTV, më erdhi një lloj ndriçimi në dush. Kur e mendova për herë të parë, thjesht fillova të qesh me vete dhe i gjithë ky gëzim erdhi në gjithë trupin tim, përmes shpirtit.”

Sipas reperit, krijimtaria dhe personaliteti i tij e bëjnë një konkurrent të denjë për të garuar me Trump apo Joe Biden.

Për më tepër, Kanye rrëfeu se do t’i vihet pas këtij vendimi dhe mendon të garojë sërish në vitin 2024, mbase edhe me një parti tjetër politike.

“Nëse s’ndodh tani, unë jam 100% i sigurt se do fitoj në vitin 2024. Ka shumë gjasa të jem demokrat.”- është shprehur ai.

Showbiz Lajme Kanye West president kandidaturen

EMISIONET