Në muajin shtator në ditëlindjen e partneres së tij Seldi bëri publike lidhjen me bukuroshen, Sindi Cela.

Të ftuar në një intervistë për “Why Not” në Rtv Ora ata dukeshin më të dashuruar se asnjëherë më parë.

Sindi tregoi se gjërat erdhën në mënyrë spontane dhe se muajit e karantinës i kaluan së bashku, pasi Seldi mbeti në Belgjikë, ku ajo jeton.

Mirëpo,  së fundmi po aludohet se ata mund të jenë ndarë pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot bashkë nga Instagrami.