Partia Demokratike do të anulojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Këtë e bëri të ditur edhe ish-deputetja, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me studentë të fakultetit Ekonomik.

Tabaku: Ligji i Arsimit të Lartë do të anulohet, do të jetë një vendim i 100 ditëve të para. Do të ketë një periudhë tranzitore 6 muaj që do të hartohet legjislacioni i plotë në bashkëpunim dhe me universitetet.

Pasi u njoh me shqetësimet e studentëve, Jorida Tabaku, dhe edhe disa zgjidhje se si ata mund të përgatiten edhe më mirë për tregun e punës.

Tabaku: Fondi i garancisë për bizneset e të rinjve do të jetë aktiv dhe do të funksionojë për të gjithë të rinjtë që ka ide inovatore dhe të veçanta. Theksova teknologjinë e informacionit  sepse sot po mbështetet në gjithë botën.

Studentët folën gjithashtu për vështirësitë që ka krijuar vendimi i qeverisë për mbylljen e universiteteve për shkak të pandemisë, çka për ta rëndon drejtpërdrejt në marrjen e dijes.

Për ish-deputeten, zgjidhje do të ishte pikërisht kombinimi i mësimit online dhe në auditore.

Tabaku: Pjesa më e madhe e vendeve të tjera e kanë mësimin të kombinuar sepse kanë mundësinë e hapësirave dhe janë lëndë që janë të pamundura për tu bërë të gjitha online.