Eduard Ndocaj ka qenë i ftuar në emisinin “Ditë e Re” në RTV Ora i cili ndër të tjera ka folur edhe për pandeminë e koronavirusit. Ai është shprehur shumë mosbesues ndaj rrezikshmërisë dhe vdekjeve që po shkakton Covid-19. Madje ka treguar dhe rastin e një 73-vjeçare nga Lezha e cila vdiq nga hemoragjia e brendshme, por Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e deklaruan vdekjes e saj si pasojë e Covid-19.

“Viktima e fundit që ka vdekur në Lezhë ka qenë një 73-vjeçare e cila ka vdekur nga hemoragjia e brendshme sepse është rrëzuar në shtëpinë e saj, ka thyer krahun dhe brinjët. Nuk është verifikuar mirë në spital kur ka shkuar sepse i kanë futur vetëm krahun në allçi dhe kur ka shkuar në shtëpi ka vdekur.

Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e japin se vdiq nga koronavirusi, por nuk është e vërtetë sepse ka vdekur nga hemoragjia e brendshme. Problemi i këtyre vdekjeve është se nuk japin as emrat. Nëse kjo është kaq e rrezikshme, është mirë që Ministria e Shëndetësisë të japë emrat dhe komshinjtë apo njerëzit e afërt të ruhen. Nuk kanë si i japin ermat sepse nuk ekzistojnë”, është shprehur Ndocaj.