Prej një periudhe të gjatë kohore, Sardin nuk e kishim parë të lancojë projekte të reja dhe fajin për gjithë këtë e ka patur lodhja në jetën e natës. Mirëpo, pandemia ka bërë punën e vet, gjatë gjithë periudhës së karantinës ai është fokusuar për të sjellë projektet njëra pas tjetrës.

Ditën e djeshme Sardi publikoi bashkëpunimin e tij me këngëtaren, Ronela Hajati, këngë e cila i’u dedikua 100 vjetorit të “Tironës”. Pa mbushur 24 orë ky projekt është pritur mjaft mirë dhe po dëgjohet kudo.

I pyetur për më shumë detaje për projektet që do të vijnë, ai u shpreh se ka vendosur të mbështesë artistët e rinj dhe për këtë arsye në datën 31 korrik pritet të sjellë këngën më të re me titull “LA TARANTELLA”, në bashkëpunim me Marko Strazimirin.

“Dua të ndihmoj talentet e reja, ata vlejnë më shumë se ata që mund të quhen artistë në këto momente. Për bashkëpunim me Markosin më kanë ftuar dhe ndjehem mjaft i lumtur pasi që në daljen e tij në ‘Kënga Magjike’ e kam ndjekur dhe më duket një djalë mjaft i talentuar”, tha ai.

“La tarantella” është një këngë me ritme latine dhe e ndërthurur me fjalë anglisht dhe ai ka besimin qe do pritet mjaft mirë nga publiku.

Gjithashtu Sardi pritet të sjellë dhe një projekt të tretë të cilin do e ketë bashkëpunim me grupin Paradox dhe sipas fjalëve të tij pritet të jetë një këngë shumë ndryshe nga dy këngët e tjera.

Krah shumë pyetjeve të bëra për projektet që pritet të sjellë, moderatorja Arjola Shehu  e ngacmoi dhe për jetën e tij private.

Për të cilën Sardi u shpreh se është në një marrëdhënie prej shumë kohësh dhe do të bëhet publike vetëm në momentin që partnerja e tij do të dëshirojë të ekspozohet.