Mjeku i njohur kirurg, Gëzim Xhepa ironizon vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe në ambjente të hapura.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku bën këtë krahasim:

“Mençuria popullore: Sa mund të mbajnë brekët pordhën, aq mund të pengojë maska në mjedis të hapur virusin…” dhe do të shtoja “Sa mund t’ia ndiejmë në mjedis të hapur erën, p…. aq mund të rrezikohemi nga virusi…”.

Duke nisur nga dita e enjte, date 15 tetor, mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme edhe në ambjente të hapura, përjashto këtu baret dhe restorantet.

Vendimi i kreut të qeverisë ka sjellë reagime nga qytetarët dhe mjekët, ndërsa kryeministri ka kërcënuar me vendosje gjobash për këdo që nuk respekton vendimin.

/a.r, OraNews