Irlanda rikthen karantinën, bllokon gjithçka përveç shkollave dhe qendrave shëndetësore

Irlanda rikthen karantinën, bllokon gjithçka përveç

Qeveria irlandeze ditën e hënë ka vendosur një bllokim të plotë për gjashtë javë si masë preventive ndaj pandemisë Covid-19.

Gjatë nëj deklarate të dhënë, kryeministri irlandez, Micheal Martin ka thënë se ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e hënë.

Kjo mbyllje e re do të jetë më më pak kufizime se në fillim të pandemisë.

Sidoqoftë, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor sipas Kryeministrit do të qëndrojnë të hapura.

Takimet me shumë persona do të ndalohen si dhe vizitat në shtëpitë e personave të tjerë. Gjithashtu janë të ndaluara dhe udhëtimet jo thelbësore, të tilla si ecja ose dalja për stërvitje.

Europa po përballet me valën e dytë të virusit vdekjeprurës, derisa edhe qeveritë po implementojnë masa lokale.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Irlandë u rrit në 50 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë rreth një mijë person.

Bota Lajme pandemi koronavirus karantine irlanda

EMISIONET