Irani refuzon hapat diplomatikë për marrëveshjen atomike dhe kërkon angazhim konkret nga Amerika.

Teherani deklaroi të dielën se nuk do të ulet ne tryeza me palët dhe nuk do i respektojë zotimet e marra në 2015-ën, për sa kohë është peng i sanksioneve ekonomike amerikane.

“Duke marrë parasysh veprimet dhe deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe nga fuqitë evropiane, nuk mendojmë se kjo është koha për takime informale. Administrata e presidentit Joe biden duhet më së pari të ndryshojë politikën e presionit maksimal që aplikoi Donald Trump kundrejt Teheranit,” deklaroi Ministria e Jashtme iraniane.

Takimin mes vendeve nënshkruese e kërkoi ditë më parë Bashkimi Evropian.

Qëllimi ishte ulja e tensioneve SHBA-Iran që vazhdojnë prej 2018-ës kur Uashingtoni hoqi dorë nga marrëveshja për limitimin e armëve atomike.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë në fundjavë tha se tërheqja e Teheranit është zhgënjyese, por pala amerikane i qëndron zgjidhjeve diplomatike.