Irani ekzekuton spiunin e CIA-s

Irani ekzekuton spiunin e CIA-s

Irani deklaroi se ka ekzekutuar një ish-punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ishte dënuar për shitje të informacioneve tek Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, CIA.

''Ekzekutimi i Reza Asgari u bë javën e kaluar'', u tha gazetarëve zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili.

Esmaili tha se Asgari kishte kaluar detaje në lidhje me programin e raketave të Iranit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës pasi kishte dalë në pension nga sektori i hapësirës ajrore të ministrisë së mbrojtjes në vitin 2016, shkruan BBC.

Ai nuk përmendi kur Asgari u arrestua, u fut në gjyq apo u dënua.

Në lidhje me një tjetër rast, Esmaili tha se dënimi me vdekje i Mahmud Musavi-Majdit, një iranian i akuzuar për spiunim për SHBA-në dhe Izraelin, nuk është ekzekutuar ende.

Autoritetet iraniane kanë thënë se Musavi-Majd ka dhënë informacione për vendndodhjen e Qassem Soleimanit, komandantit të forcës elitë të Gardës Revolucionare Islamike, i cili është vrarë nga një sulm ajror i SHBA-së në Irak, në muajin janar.

Gjyqësori ka thënë muajin e kaluar se dënimi me vdekje i Musavi-Majdit do të ekzekutohet shumë shpejt.

Bota Lajme iran ekzekutim cia

EMISIONET