Mediet ndërkombëtare raportojnë se kryeminstri izraelit Benjamin Netanjahu ka zhvilluar të dielën një takim me princin e kurorës Saudite dhe Sekretarin amerikan Pompeo. Ky është  udhëtimi i parë i konfirmuar publikisht, dhe analistët shprehen se takimi është i nxitur nga problemet me Iranin.

Ministri izraelit i Arsimit ka konfirmuar këtë të hënë për mediet vendase vizitën e parë historike të një zyrtari të lartë izraelit në Arabinë Saudite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u takua me princin e kurorës Saudite në Arabinë Saudite, tha të hënën ministry Yoav Gallant. Ky është  udhëtimi i parë i konfirmuar publikisht , dhe analistët shprehen se takimi është i nxitur nga problemet me Iranin.

Mediet izraelite shkruajnë se kryeministri Netanyahu kishte fluturuar fshehurazi, të dielën, në qytetin Neom të Detit të Kuq,  për bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Kryeministri izraelit ka përsëritur shpeshherë se nuk duhet të ketë kthim në marrëveshjen bërthamore me Iranin, të viti 2015, e cila u braktis nga administrate e Donald Trumpit.

Ndërkohë, presidenti i zgjedhur Joe Biden ka dhënë shenja drejt një rikthimi në atë marrëveshje të arritur gjatë presidencës Obama.

Biden, i cili merr detyrën në 20 janar, ka thënë se ai do të bashkohet përsëri marrëveshjes bërthamore që fuqitë botërore nënshkruan me Iranin, dhe se do të punojë me aleatët për të forcuar kushtet e saj.

Takimi i realizuar midis tre zyrtarëve të lartë është përshkruar nga ministri i Arsimit Yoav Gallant, që është edhe një anëtar i kabinetit për çështjet e sigurisë, si një “arritje të mahnitshme”.

“Fakti që takimi ndodhi dhe u bë i ditur publikisht, është një çështje e një rëndësie të madhe,” tha Gallant.

Ndërsa mandati i Trumpit është drejt përfundim, sekretari i Shtetit Mike Pompeo është duke u përpjekur që të bindë Arabinë Sauditeqë të ndjek Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin për krijimin e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin.

Mbretëria e Arabisë Saudite, një vend ultra-konservator, që është edhe vendlindja e Islamit, ka mbështetur tradicionalisht çështjen Palestineze dhe u është shmangur të gjitha kontakteve zyrtare me Izraelin. Por mbretëria, dhe aleatët e saj të Gjirit, sikundër edhe Izraeli kanë një mosbesim të thellë ndaj Iranit.

I pyetur të Shtunën nëse Riad kishte ndryshuar pozicionin e tij ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha se mbretëria kishte favorizuar normalizimin “për një kohë të gjatë”, por me kusht që Izraeli dhe Palestinezët të arrijnë “një marrëveshje të përhershme dhe të plotë të paqes”.