Investimet e munguara në Lezhë, rruga e dëmtuar prej kohësh, bashkia harron periferitë

Investimet e munguara në Lezhë, rruga e dëmtuar prej kohësh,

Lagjja e spitalit në qytetin e Lezhës ka marrë pamjen e një fshati për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë. Banorët akuzojnë bashkinë se i ka lënë në harresë, ndërsa përballen çdo ditë me problemet e lëvizjes për shkak të dëmtimit të rrugës së kësaj zone.

Lagjja e Spitalit në qytetin e Lezhës po vuan mungesën e investimeve.

"Kjo rrugë gjithmonë ka qenë problem. Sa herë bie, këtu bie shi."

Rrugët e shkatërruara kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

"Ka probleme për fëmijët që shkojnë në shtëpi dhe për të gjithë ne."

Për shkak të mungesës së kanalizimeve banorët detyrohen të ndërhyjnë vetë sa herë që bie shi. Ata akuzojnë bashkinë e Lezhës për neglizhencë ndaj kësaj zone.

"Ne jemi pensionistë dhe invalidë,vjen ambulanca dhe nuk ka ku të futet. Asgjë nuk është bërë për këtë rrugë, kemi bërë vetë rregullime."

"Këtu është më keq se në fshat, aman të rregullohet."

Në lagjen e spitalit në Lezhë jetojnë më shumë se 200 familje të cilët të cilët janë lënë në mëshire të fatit për shkak se pushteti lokal nuk është kujtuar të vendosë dorë pavarësisht problemeve të theksuara në infrastrukturë!

Vendi Lajme lezhe investime akuza Aktualitet rruga demtim

EMISIONET