Alba Kepi: Presidente sa është e rëndësishme liria e shtypit në shoqërinë e sotme?

Patricia Thomas-Mendoj se kurrë më shumë se sot është kaq e rëndësishme Jam gazetare prej 26 vitesh e kurrë më parë nuk e kam ndjerë kaq të nevojshme respektimin e kësaj të drejte. Jemi në mes të një stuhie lajmesh, që shpesh na i sërvirin rrjetet sociale e shumë herë dhe fake e është mjaft e rëndësishme e detyra jonë e gazetarëve të jemi të lirë për të verifikuar faktet, për të kuptuar se çfarë ndodh vërtetë, t’i rrëfejmë botës e njerëzve atë çka ndodh vërtetë, të dëgjojmë se çfarë thonë e kërkojnë vërtetë qytetarët. Shumë kanale e presona nga të gjitha krahët përpiqen ta heshtin median e vërtetë, të vërtetën, nuk duan e nuk i leverdis të dëgjojnë të vërtetën. Mund të sjell si shembull vendin tim, Amerikën. Jemi në mes të një fushate të fortë elektorale e në kushtet e koronavirusit e shpesh gazetarët nuk arrijnë as t’iu afrohen politikanëve. E ndalemi këtu tek politika e media.

Alba Kepi: Sa ndijon politika tek puna e gazetarit e si mund të influencoj gazetari me punën e tij tek politika e sjell në fokus vendet e Ballkanit me demokraci delikate ndaj të cilave gazetarët amerikanë janë përherë të vëmendshëm?

Patricia Thomas-Është thelbësore që politikanët të respektojnë lirinë e shtypit, të respektojnë punën tonë, të mos na kërcënojnë, të mos na fyejnë e sidomos në këto vende si Ballkani e Evropa Lindore. E kjo ndodh dhe në vendin tim. Në këto katër vite të Presidentit Trump kemi qenë të demonizuar nga ai, me një urrejtje për median, deri në atë pikë sa e konsideron New York Times si një media fake apo fyen haptazi një gazetar të CNN. Dhe ne kemi kaluar momente të mëdha tensioni për shembull siç ndodh tani për çështjet raciale, e organizimit të lëvizjes “black lives matter”.  E ky moment mund të degjeneroj në një dhunë të madhe prandaj është mjaft e rëndësishme që vendi të ketë zëra të qetë gazetarësh që rrëfejnë të vërtetën, e nuk fryhen nga propaganda e çdo lloji.

Alba Kepi: Më goditi mjaft çfarë thatë Presidenti Trump që fyen median e gazetarët, një skenar që e kam parë shpesh në vendin tim e që e gjen shpesh në Ballkan. Atëherë çfarë duhet të bëjmë e si duhet të sillemi për të respektuar këtë liri informacioni e profesioni?

Patricia Thomas-E di që është e vështirë, por ne gazetarët duhet të jemi solidar mes nesh, duhet të ndihmohemi me njëri-tjetrin e të insistojmë të kryejmë punën tonë të gjithë bashkë, të bëjmë pyetje të vështira personave në pozita autoritetarie, nuk duhet të heqim dorë e nuk duhet të lejojmë të na demonizojnë, të na fyejnë, nuk duhet të lejojmë të dëgjojmë se jemi ne që nuk po kryejmë mirë punën tonë. Puna jonë është të kapim fort të vërtetën e nuk duhet të lejojmë të na përdorim e të na vejnë shkelmin, e duhet  të insistojmë bashkarisht që kjo gjë të mos ndodh. E në fakt ndaj fake news vihet re se janë disa vende që po aktivizojnë apo aprovojnë ligje anti fake news.

Alba Kepi: Ndihmon a dëmton një ligj i tillë punën e gazetarit?

Patricia Thomas– Është e komplikuar. Është e rëndësishme të punojmë kundër fake news, por një ligj i tillë çfarë kërkon të çojë në burg një person që thotë një gënjeshtër. Mendoj se kjo nuk është liri e asgjëje. Kuptoj se jemi të bombarduar nga lajme fake, herë dhe të rrezikshme e preokupuese, por një ligj i tillë nuk më duket zgjidhja. Ka mënyra të tjera për t’i luftuar.