Interi i pandalshëm, shkon +11. Fiton edhe Juventusi

Interi i pandalshëm, shkon +11. Fiton edhe Juventusi

Do të duhet të ndodhë diçka e pazakonshme që Interi të mos fitojë titullin këtë vit pasi me fitoren e radhës, të 10 rresht arrin në 11 pikë më shumë se Milani duke iu afruar më shumë trofeut të madh.

Në një nga dy sfidat e prapambetura, të shtyra që të dyja për shkak të invektimeve me koronavirus, Interi mori 3 pikë të arta ndaj Sassuolos duke i mposhtur 2-1 në “San Siro” me golat e të përhershmëve, Lukaku e Lautaro ndërsa për miqtë shënoi në fund Traore por që nuk vuri në rrezik më suksesin e zikaltërve që blindojnë vendin e parë dhe shkëputen në +11 ndaj Milanit.

Në sfidën tjetër ishte Juventusi që nuk e pati të lehtë ndaj Napolit në “Allianz Stadium” teksa triumfoi 2-1 dhe mund të themi që ishte më lart se skuadra e Gattusos. Fillimisht me Ronaldon në 13’, bardhezinjtë gjetën avantazhin ndërsa Dybala i cili erdhi nga stoli shënoi golin e sigurisë dhe atë të çlirimit pasi prej kohësh i mungonte ekipit. Në 90’ goli i flamurit për Napolin me Insigne me penallti me të kaltërit që duhet të dorëzohen dhe tani lufta për një vend në Champions bëhet edhe më e fortë ndërsa për Juventusin, një klub i madh si “Zonja e Vjetër” ende besojnë te titulli dhe ky sukses i jep sërish shpresë.

Sport Lajme inter Futboll juventus seria a lufta per titull

EMISIONET