"Interesohen për familje të mëdha"/ Denoncimi: Erion Veliaj punësime elektorale masive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po punëson njerëz në administratën e drejtuar prej tij me qëllim përfitimin e votave për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ky është denoncimi i rradhës që publikon ish kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit citon një qytetar, i cili ndër të tjera shprehet se, "

"Lal Plehu punesime elektorale masive për vota!", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit dixhital.

"I nderuar Dr. Berisha, duket se ka tendenca te qarta per manipulimin e zgjedhjeve, jo diten e votimit por me perpara. Bashkia e Tiranes ka filluar punesimin e njerezve per fushate, ka hapur nje sektor te ri te rindertimit dhe aty po puneson sa me shume njerez vetem nga strukturat e partise socialiste, duket se do te jene sezonale per ti hequr pas zgjedhjeve por qellimi eshte per t'iu marre voten. Njekohesisht gjoja po interesohen per familjet e medha, t'ju punesojne ndonje njeri per t'iu marre voten. Keto jane informacione te sigurta nga njerez brenda ketij rrjeti. Duhen denoncuar me force dhe boterisht keto veprime kriminale elektorala te hapura . Gjithe te mirat".

Lidhur me këto fenomene, që ndikojnë në garën elektorale, ka reaguar më herët edhe presidenti Ilir Meta, i cili i kërkoi kryebashkiakëve të mos abuzojnë me taksat e qytetarëve por ti kthejnë ato në shërbime për ta.

/A.R, OraNews

Vendi Lajme Erion Veliaj Politikë denoncimi sali berisha Aktualitet punesime elektorale

EMISIONET