Merkato e hyrje-daljeve te Inter sa vjen dhe bëhet më e nxehtë. Përveç afrimeve, klubi zikaltër po punon edhe për largimet dhe një ndër emrat më të mundshëm është ai i danezit Christian Eriksen.

Nëse vjen oferta e duhur, ish ylli i Tottenham mund të lerë shtëpinë zikaltër pas një aventure të shkurtër.

Sipas mediave sportive italiane, Eriksen i është ofruar Chelsea-t në këmbim të francezit Kante, operacion ky që mund të kushtojë rreth 70 milionë euro, raporton OraNews.

Për shkak të çmimit, Inter përveç Brozoviç mund të ofrojë edhe danezin.

Por përgjigja e trajnerit të Chelsea, Frank Lampard ka qenë e prerë: Eriksen nuk është tipi I lojtarit që kërkoj.

Pavarësisht kësaj, e ardhmja si zikaltër e Christian Eriksen duket drejt fundit vetëm pas 8 muajsh.