Në Appiano ka nga ata që e kërkojnë prej disa kohësh, që kërkojnë praninë e tij, por Zhang është larg, vërtet shumë larg.

Presidenti i Inter dhe zhdukja e tij ka bërë që të ngrihen shumë pikëpyetje pasi Zhang u zhduk në momentin më të nxehtë, duke ekspozuar në media Drejtorin Sportiv Giuseppe Marotta.

Tkurrja e të ardhurave, borxhet ndaj punonjësve, pagesa të shtyra, asnjë qindarkë në arkë dhe Suning hesht. Heshtje shurdhuese.

Por le të kthehemi te pyetjet kryesore, shkruan portali italian Calciomercato. Ku është Zhang? Pse nuk flet ai? Cila është arsyeja e zhdukjes së tij? Pse e la Interin në një krizë ekonomike duke fluturuar mijëra kilometra larg? Pse është e panjohur data e kthimit të tij deri më sot dhe pse ai nuk tregon të njëjtën guxim që kla treguar në kohët më të mira?

Ai u bë president i Interit në moshën 25 vjeç, por nuk ishte i gatshëm dhe nuk është ende, megjithëse është punuar shumë për të maskuar mangësitë, shkruan Calciomercato.

Tani Interi ka nevojë për një zë të besueshëm dhe qetësues.