Inter bën goditjen e rradhës në merkato, vjen Darmian

Inter bën goditjen e rradhës në merkato, vjen Darmian

Matteo Darmian është gati të bëhet futbollisti më i ri i Inter.

Lojtari i datëlindjes 1989 ka nisur paraditen e sotme vizitat mjekësore në Milano, para se të hedhë firmën mbi kontratë, raporton Corriere dello Sport, citon Ora News.

Darmian, i rritur tek të rinjtë e Milan, vjen te Inter nga Parma.

Operacioni i merkatos i kushton zikaltërve 2,5 milionë euro, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Sport inter Futboll merkato darmian

EMISIONET