Presidenti Ilir Meta gjatë forumit “Biseda për tranzicion” ka thënë se Shqipëria rrezikon mosçeljen e negociatave drejt BE edhe pas 25 prillit.

Kreu i Shtetit ka vijuar më tej, duke ngritur shqetësimin që Serbia na ka kaluar në këtë proces.

Shqipëria nuk i çel negociatat as pas 25 prillit. Serbia i ka çelur ndërkohë që në vitin 2014. Shqipëria ka qenë në 2006 disa hapa para. Shqipëria nuk ka pasur probleme dhe tani ka humbur disa mundësi të jashtëzakonshme. Ne jemi 99% të popullit europian, sepse s’kemi rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër. Serbia është 50 me 50 pro Bashkimit Europian. Mali i Zi po ashtu. Si mund të jenë ata kaq para nesh?”, ka thënë Meta.