Integrimi i Shqipërisë, Gahler: Unë dua zgjerimin e BE, të hiqen argumentet negative

Integrimi i Shqipërisë, Gahler: Unë dua zgjerimin e BE, të

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme deklaroi se ai personalisht kërkon integrimin e Shqipërisë në BE.

Gahler tha se ka disa palë që kërkojnë argument për vonimin e procesit të integrimit, ndërkohë që shton se duhet të hiqen këto argumente.

Gahler: Ka disa qëndrime në BE të cilat janë kundra zgjerimit të BE, ndonjëherë mund të jenë parti të caktuara apo qeveri që janë kundra zgjerimit. Ato do të kërkojnë argument për të vonuar procesin e integrimit. Ndaj unë kam dashur dhe dua zgjerimin e BE, unë dua integrimin e Shqipërisë në BE. Duke ngritur alarmin për Shqipërinë për të bërë më të mirën në atë vend, jo për personat që thjeshtë do të thonë që nuk jeni gati për t’u integruar. Duhet të heqim të gjitha argumentet negative për personat që janë kundër zgjerimit. Kriticizmi im është konstruktiv se dua që njerëzit që janë kundër zgjerimit të humbasin argumentet e tyre.

Vendi Lajme tempora integrimi ne be Aktualitet michael gahler

EMISIONET